Bashkia e Gjirokastrës, ka anuluar tenderin për trajtimin dhe tredhjen e qenve, ky vendim është marrë nga kryebashkiaku Flamur Golemi, pas skandalit të videos seksuale të Safet Gjicit.
Ky tender me vlerë 14 milionë lekë, u zhvillua fillimisht më 2 mars 2023, por kryebashkiaku Flamur Golemi e shtyu dy herë, deri sa u plotësuan dokumentet, dhe u vendos të behët në fund të qershorit.
Por pas skandalit të Gjicit, Golemi bëri shpalljen e 3-të formale më 24 korrik 2023, ndërsa më 14 gusht u bë anulimi përfundimtar, me motivin se në të 3 herët nuk është paraqitur asnjë ofertë.
Diskutime rreth kësaj post