Një foshnjë 19 muajshe me prindër italo-shqiptarë, ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur kur ndodhej për pushime tek gjyshërit në shqipëri.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane që theksojnë se Soleil Andolfi, ndërroi jetë në krahët e prindërve në mënyrë të papritur, ndërsa shkaqet janë ende të paqarta.
Dyshohet se prindrit e foshnjës, Alesandro dhe Lorinda janë infektuar me Covid gjatë pushimeve në Shqipëri, e pas kësaj e vogla ka filluar të ketë probleme shëndetsore.
Por nuk është e qartë nëse foshnja ka rezultuar pozitive me Covid dhe që gjendja e prindërve ndikoi në përkeqësimin e saj.
Pavarësisht se u dërgua në spital të premten, Soleil 19 muajshe ndërroi jetë.
Analizat mjeko-ligjore do përcaktojnë shkaqet e vdekjes së foshnjës, që jetonte me prindrit dhe dy motrat e vellezër në rajonin e Ascolit.
Në Shqipëri për rastin në fjalë, është raportuar se foshnja që ishte për pushime tek gjyshërit në Delvinë, piu gabimisht metadonin e dajës që vuante nga problemet e drogës.
Trupi i vogëlushes do të kthehet sot në Itali dhe varrimi do të bëhet pasditen e sotme në kishën Regina Pacis.
Diskutime rreth kësaj post