Ditën e sotme, ministri i Brendshëm Taulant Balla, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar në lidhje me shkeljet e drejtuesve të mjeteve.
Sipas tij, për disa prej shkeljeve duhet ashpërsim i masave.
Masa më të forta sipas Ballës, duhen marrë drejtuesve që drejtojnë automjetin nën efektin alkoolit e drogës, apo pa leje drejtimi.
Reagim i Ministrit të Brendshëm Taulant Balla:
“Duhen masa më të forta kundër drejtimit të mjetit nën efektin e alkolit apo drogës.
Policia ka kryer arrestime në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, nën efektin e drogës apo për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Masa më të forta edhe për tejkalim të shpejtësisë në qendra të banuara apo akse rrugore”, shkruan Balla.
Diskutime rreth kësaj post