Rreth 20 fëmijë polak janë shoqëruar me urgjencë në spitalin e Vlorës për shkak të një helmimi në anije.
Drejtoresha e spitalit rajonal Vlorë, Bruna Mersini tha se ende nuk dihet nëse helmimi ka ardhur për shkak të ushqimit të kon sumuar apo për shkak të vapës, pasi fëmijët polak kanë qenë në udhëtim gjithë ditën e dielli mund të ketë ndikuar.
Ajo tha se pavarësisht se në spital janë shoqëruar të 70 fëmijët, rreth 20 prej tyre kanë shenja helmimi dhe gjendja e tyre paraqitet e qendrueshme.
“Janë turistë nga Polonia. Këta fëmijë kanë udhëtuar gjithë ditën, pasi kanë ardhur nga Shkodra, pastaj kanë marrë anijen për në Karaburun. Gjendja e tyre është në kontroll”,-tha Drejtoresha e spitalit rajonal Vlore Bruna Mersini.
E pyetur se nga ka ardhur helmimi, mjekja tha:
“Ky është një shqetësim se edhe ne mjekët fillojmë hetimin epidemiologji, sapo të kryhen hetimet mjekësore, do kemi përgjigjen se nga ka ardhur. Këta janë fëmijë dhe vapa e qëndrimi në diell mund të ketë ndikuar”.
Diskutime rreth kësaj post