Që pas ndarjes së bujshme me Nora Istrefi, Robert Berisha ka qënë gjithmonë në qendër të vëmendjes për lidhjet e tij të reja. Disa javë më parë ai u fotografua me një vajzë bionde, identiteti i së cilës nuk dihej por misteri zgjati vetëm pak dite, pasi ditën e sotme, vajzës bukuroshe iu zbulua emri dhe fotografia.
Sipas lajmeve që po qarkullojnë në media, vajza quhet Leonita Bajramaj, është 26 vjeçe, shqiptare me banim në një prej shteteve skandinave. Roberti nuk kursehet të shpreh hapur dashurinë për të, ku në një prej postimeve të bukuroshes, ai shkruan: “Nuk ka asgjë që nuk më pëlqen tek ti”.
Kujtojmë që Robert Berisha dhe Nora Istrefi i dhanë fund martesës së tyre disa vjeçare ne gushtin e vitit 2019-të. Ata janë prindër të nje vazje, të quajtur Rene.
Diskutime rreth kësaj post