Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e djeshme në Delvinë, ku një 12-vjeçar u dërgua në spital me plagë të rënda pasi ishte kafshuar nga qentë.
Mësohet se 12 vjeçari, Zenel H. Nga fshati Rusan i Delvinës, ka qenë duke ruajtur delet kur u sulmua nga qentë e një kopeje tjetër.
I mituri ka qenë me bagëti në një kullotë në periferi të fshatit Rusan të Delvinës dhe ishte i vetëm, pa ndonjë të rritur nga familja e tij.
Babai i të miturit, por dhe çobani i kopesë tjetër po japin dëshmi në polici.
Burimet nga spitali bëjnë me dije se djali i është nënshtruar mbrëmë ndërhyrjes kirurgjikale dhe sot është në gjendje të stabilizuar. Por ka dëmtime të shumta në këmbë, krah, kofshë pasi e kanë sulmuar 6 qen stani njëherësh.
Plagët janë të rënda dhe djali është i fashuar në këmbë e në krahë. Gjithashtu ka marrë plagë edhe në bark.
Prindërit kanë bërë denoncimin në polici lidhur me ngjarjen./Albeu.
Diskutime rreth kësaj post