Kryeministri Edi Rama mbajtiu këtë të premte një konferencë për media, ku u fol në lidhje me aludimet për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Rama e mohoi një lajm të tillë duke I cilësuar si thashetheme poshtë çadrës së plazhit.
“Për këtë të dytën po ju them shumë thjesht mos humbni kohë me këto thashetheme janë për nën çadrën e plazhit dhe nuk janë për këtu për të humbur ne kohë nëgodinën e qeverisë”, tha Rama.
Gjithashtu Rama u ndal dhe te reforma në drejtësi dhe arrestimet në radhët e funksionarëve të lartë shtetëror të Partisë Socialiste.
Shefi i qeverisë tha se për herë të parë në historinë e tij, shteti shqiptar ka një drejtësi që nuk pyet se kush je dhe secili mban përgjegjësinë që i takon.
“Reforma e Drejtësisë në Shqipëri është gjëja më e madhe, më e rëndë, më e paimagjinueshme deri përpara pak vitesh që i ka ndodhur shtetit shqiptar, jo sot por në historinë e vetë. Është gjëja më e madhe pasi qysh nga dita e krijimit të shtetit shqiptar nuk ka patur ky vend një drejtësi që të mos pyeste se kush je.
Për herë të aprë në historinë e shtetit shqiptar, njerëz të lidhur me forcën në pushtet janë marrë përpara përgjegjësisë”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post