Duke qenë se është padyshim një nga figurat televizive më të famshme në Shqipëri, falë edhe “Big Brother”, por edhe një prej influencereve më të suksesshme në rrjetet sociale, Arbana Osmani sigurisht merr qindra (ndoshta edhe mijëra mesazhe) në ditë nga ndjekësit e saj (që momentalisht janë plot 1 milion). Ju mund të mendoni se në fakt ajo nuk i lexon mesazhet që i vijnë, të paktën jo të gjitha, por në fakt Arbana e bën dhe këtë na e ka treguar nëpërmjet postimit të fundit që ka bërë në InstaStory, ku jo vetëm ka ndarë disa prej mesazheve që i dërgon një ndjekëse e “apasionuar” pas saj, por ka edhe një kërkesë për të.
Kështu, moderatorja e “BBVIP” ka postuar një foto ku duket mesazhet që ndjekësja i dërgon, ku komenton veshjen e Arbanës dhe zgjedhjet e look-ut të saj, por në fakt janë mesazhe që vajza mendon se po ja dërgon një mikeshe. Mjafton të shohësh cfarë shkruan dhe si drejtohet që të kuptosh se bisedën mendon se po e bën me shoqen e saj, për Arbanën, kur ndërkohë të gjitha mesazhet po ja dërgon vetë moderatores.
Dhe kërkesa e Arbanës është e thjesht, dikush t’i thotë për ngatërresën dhe me atë rast po ashtu t’i thotë që Arbana i ka parë të gjitha.
Sigurisht, ashtu sic bën shpesh në rrjetet sociale, moderatorja është munduar që situatën ta kalojë me humor dhe t’i bëjë me dije ndjekësve që nuk i “ngel hatri” edhe nga kometnet jo edhe aq pozitive, megjithatë përpiquni të jeni pozitiv njerëz!
Diskutime rreth kësaj post