Albert Halilaj është kandidati me të cilin socialistët synojnë të marrin sërish drejtimin e bashkisë së Kukësit. Nga ana tjetër, demokratët ende nuk kanë zgjedhur më kë do të garojnë.
Këtë të diel, do të mbahen primaret, pasi Rithemelimi i drejtuar nga Sali Berisha ka propozuar 10 kandidatura.
Zgjedhjet e reja do të zhvillohen në 24 shtator, pasi ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici u arrestua disa javë pas zgjedhjeve të 14 majit me kërkesë të SPAK.
Ai u vu nën hetim në momentin e publikimit të një videoje intime me një vajzë në ambientet e zyrës në bashki.
Pas publikimit të videos, Safet Gjici dha dorëheqjen nga detyra duke thënë se ishte pre e një kurthi dhe se ishte treguar mendjelehtë ndërsa kishte patur një lidhje intime me vajzën që u shfaq në video.
Safet Gjici sapo kishte fituar zgjedhjet lokale më 14 maj dhe priste që të rimerrte zyrtarisht detyrën në krye të bashkisë. Pas shkarkimit nga detyra vendin e tij e ka zënë nënkryetari Granit Gjana.
Diskutime rreth kësaj post