Mësohet se 42-vjeçari Fabio Rrapaj ndezi zjarr për të djegur barishte në tokën e tij, por flakët dolën nga kontrolli dhe për pasojë u dogjën dhjetëra hektarë në territorin e fshatit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, me marrjen e njoftimit se në fshatin Jarua kishte rënë zjarr dhe ishte përhapur në sipërfaqe të mëdha pyjore, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Falë veprimeve të shpejta dhe bazuar dhe në inteligjencën informative, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasit F. Rr., 42 vjeç, banues në fshatin Jarua, Fier.
Ky shtetas, me qëllim djegien e barishteve në tokën e tij, ka ndezur zjarr dhe për shkak të erës, zjarri ka marrë përmasa të mëdha duke djegur 20 hektarë me bimësi, 2 hektarë vreshta dhe 400 rrënjë ullinj.
Sakaq, materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
Diskutime rreth kësaj post