Edhe pse Greqia e refuzoi ndihmën e ofruar nga Shqipëria për shuarjen e zjarreve, Ministria e Mbrojtjes ka provuar sërish të dërgojë disa grupe.
Mësohet se këtë herë janë disa efektivë zjarrfikës nga Gjirokastra, të cilët pritet të shkojnë në shtetin helen.
Mbetet për t’u parë nëse këtë herë do të pranohen, teksa në rastin e parë, ndihma u refuzua me arsyetimin se nuk kishte nevojë për shkak se ishte mbuluar nga shtetet e tjerë.
Prej disa ditësh tashmë, zjarret në zonat përreth Athinës dhe në Alexandroupoli kanë dalë jashtë kontrollit duke djegur sipërfaqe të mëdha, e po ashtu duke marrë 26 jetë.
Diskutime rreth kësaj post