Ermal Fejzullahu feston sot ditëlindjen e 35-të dhe mes shumë urimesh në rrjete sociale, vëmendjen e mori ai i Sabriut.
Fjalët e prindit janë gjithmonë më të ndjerat, e këtë herë, Sabriu kishte dicka më tepër për të thënë se sa thjesht një urim.
Teksa ka publikuar një foto me të birin, artisti ka shkruar:
“Ti je BOTA E IME. Ti je DIELL QË MË NGROH, Ti je ARTIST I MADH ME ZË E ME SHPIRT. Ama kto ti dha Publiku Shqiptar nga e tërë Bota, Ty ta dha Zoti Zërin e Talentin e që ti i gradove me punë me shpirtëbardhësi e me dashuri që dhuron e që merr. Unë të dua se të kam djalë të shpirtit, ta dua buzëqeshjen humanizmin dhe thjeshtësinë. Vazhdo puno dhe mbaje kokën ulur e dhuro dashni ngado e kudo që shkon. I bëfsh 100 o fryma e babit”.
Sabriu dhe Ermali kanë treguar gjithmonë se ruajnë një marrëdhënie speciale më njëri tjetrin. E përmes këtij urimi, ku krahas dashurisë, Sabriu sërish i dha këshillat prindërore, na treguan edhe një herë raportin e bukur që ekziston mes tyre.
Diskutime rreth kësaj post