Pas një ankthi prej 14 orësh, tetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë dhe dy të rritur, të cilët ishin bllokuar në një teleferik të varur qindra metra mbi një luginë në veriperëndim të Pakistanit, janë shpëtuar.
Operacioni i shpëtimit filloi të martën në mëngjes pasi gjashtë fëmijë dhe dy mësues po udhëtonin për në shkollë në provincën e Khyber Pakhtunkhëa kur një nga kabllot e teleferikut u këput, duke i lënë të varur rreth 900 metra mbi një luginë.
Në operacioni mori pjesë një helikopter, por ndërsa filloi të errej, autoritetet pakistaneze u detyruan të ndalonin shpëtimin.
Teleferiku po udhëtonte midis fshatrave Btangi dhe Jhengarie dhe kishte bërë udhëtime të shumta të martën përpara se kablloja të këputej, tha Tanveer Ur Rehman, zëvendëskomisioneri i rrethit Battagram, i cili shtoi se erërat e forta kishin penguar përpjekjet e mëparshme për të arritur të bllokuarit.
Diskutime rreth kësaj post