Presidenti serb Vuçiç ka marrë garanci nga Ukraina dhe Greqia se nuk do ta ndryshojnë qëndrimin ndaj Kosovës. Në takimin me Zelenskin u ra dakort që palët të respektojnë reciprokisht parimin e ruajtjes së integritetit territorial.
“Kam pasur një bisedë të drejtë, të hapur, miqësore, konstruktive dhe të sinqertë me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky. Ia shpjegova atij situatën rreth Kosovës. Kam folur për atë që ka ndodhur në vitin 1999. Serbia e respekton integritetin territorial të Ukrainës dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë. Nuk mendoj se do të ketë ndonjë ndryshim në pozicionin e Ukrainës në lidhje me respektimin e integritetin tonë territorial. Po ashtu edhe Greqia na konfirmoi faktin se nuk do të ndryshojë qëndrimin për çështjen e Kosovës.”
Vuçiç tha në Athinë se BE-ja po përgatit një program të rritjes së financimeve për vendet e Ballkanit Perëndimor që do të publikohet në muajin Tetor.
Sipas tij pritet mbështetje dhe inkurajim përmes programeve të ndryshme ekonomike, si dhe një fluks shtesë i parave për rajonin tonë.
Vuçiç konfirmoi se gjatë darkës kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka reaguar ashpër për deklaratat që Albin Kurti bëri në Tetovë. Ai vlerësoi sjelljen e palës greke që evitoi shfaqjen e simboleve të shtetit të Kosovës gjatë takimeve në Athinë.
Diskutime rreth kësaj post