Një sërë zjarresh kanë përfshirë rajone të ndryshme të Greqisë ditët e fundit. Jo vetëm që janë shkrumbuar hektarë të tërë me pyje, por flakët kanë lënë pas dhe një bilanc të rëndë me 18 viktima.
Për situatën tragjike, ka reaguar dhe kryeministri i vendit tonë Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetin e tij social Tëitter thotë se populli grek dhe të gjithë ata që luftojnë kundër këtij fenomeni meritojnë solidaritetin dhe admirimin e plotë.
“Është shumë e trishtueshme të shikosh vendin tonë të bukur fqinj që vuan vazhdimisht nga zjarret, ndërsa populli i guximshëm grek dhe të gjithë ata në uniformë që luftojnë kundër shkatërrimeve të tilla meritojnë solidaritetin tonë të plotë dhe admirimin e thellë”, shkruan kreu i qeverisë shqiptare.
Diskutime rreth kësaj post