Pak ditë më parë, një video e Arbenitës ku shihej me Feron duke biseduar, teksa ecnin rrugëve të Gjilanit, bëri xhiron e rrjetit. Pas atyre pamjeve, menjëherë u aludua se dyshja kanë hedhur cdo gjë pas krahëve dhe janë drejt ribashkimit.
Por duket se nuk është aspak kështu!
Nuk e dijmë nëse ata kanë vendosur të ruajnë raporte korrekte për shkak të vajzës, por duket se martesa e tyre nuk do të ketë një tjetër shans. Dhe këtë e ka bërë të ditur vetë Arbenita përmes notave të humorit.
Me një video të postuar në Tik Tok, të shoqëruar me një nga audiot virale të aplikacionit, modelja ka shkruar:
“Unë që po divorcohem, duke i parë makinat që po marrin nuse këtë verë”, duke treguar kështu se cifti kanë nisur procedurat e divorcit.
Nuk e dimë nëse përmes kësaj videoje Arbenita ka dashur të tregojë që po e përjeton aq mirë sa e “shndërron” situatën në meme…apo, përmes meme-ve tregon ndjesitë e saj të keqardhjes për atë që po përfundon.
Diskutime rreth kësaj post