Gazetari i Top Channel ndodhet në Filis, në periferi të Athinës, ku ka pësuar një incident gjatë raportimit, për zjarret qe kanë pushtuar vendin.
Një shkëndijë zjarri ka rënë mbi shpinën e tij, dhe një zjarrfikës grek i ka dhënë ndihmën e parë.
“Disa shkëndija më kanë dëmtuar pak në shpinë. Është një zjarrfikës që po më vë ilaç. Shkëndijat e zjarrit, pishave të djegura, fluturojnë dhe godasin kudo”, tha Bibe.
Duke e falënderuar për ndihëm e dhënë, gazetari tha se nuk është diçka për t’u shqetësuar.
“Nuk është gjë për t’u shqetësuar. Gjithsesi ngelemi në detyrën tonë. Të raportojmë atë që shohim, atë që ndodh, për Top Channel“, tha ai.
Flakët janë përhapur me shpejtësi në Filis duke bërë që shumë shtëpi të digjen, ndërsa autoritetet greke po evakuojnë banorët.
Diskutime rreth kësaj post