Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 19-vjeçare është përdhunuar nga 7 djem, duke shkaktuar zemërim dhe reagime të shumta. Ndër personat që ka shprehur zemërimin ka qenë edhe këngëtari Ermal Meta, i cili kërkoi dënimin maksimal për ta, sipas mediave italiane.
“Atje në burg, nëse shkoni ndonjëherë, uroj që secili prej jush ‘qenve’ të përfundojë nën 100 ujqër që të kuptoni se çfarë është përdhunimi”, ka shkruar ai në X.
“Unë njoh njerëz, gra që nuk janë shëruar kurrë nga një përdhunim, që tremben sapo dëgjojnë një zhurmë pas tyre, që nuk mund të shkojnë më as në plazh. Por si të shpëtojmë një vajzë 19-vjeçare që tani e tutje do të ketë frikë nga gjithçka?”, shkroi në X.
Duke shtuar: “Pse ndjejmë përgjegjësi sociale ndaj autorëve dhe jo asaj viktimës? Nëse ka një formë përgjegjësie kolektive ndaj autorëve, atëherë duhet të përpiqemi të ndihemi përgjegjës edhe për atë vajzë dhe për të gjithë viktimat e përdhunimit sepse pikërisht atyre u detyrohemi vërtet diçka, janë viktimat ato që duhet të ndihmohen për të rindërtuar jetën e tyre”.
Këngëtari më pas bën thirrje për dënime shembullore për fajtorët.
“Unë besoj se ato janë absolutisht të nevojshme për një arsye të thjeshtë: asnjë akt kriminal nuk ndalet nga frika e riedukimit, por nga frika e ndëshkimit. Arsimi duhet të funksionojë përpara se të kryhet një ngjarje e tillë.
Diskutime rreth kësaj post