Avokati Spartak Ngjela ka reaguar për çështjen e Fredi Belerit, i cili u la në burg nga GJKKO. Në një analizë të zgjeruar në Facebook. Ngjela e cilëson një fitore të madhe për Shqipërinë këtë vendim.
“Fitore e madhe e drejtësisë kundër anti-shqiptarisë.Por, ky është edhe një sukses i çështjes kombëtare shqiptare, sepse anti-shqiptarizmi kërkonte që me agjentë të blerë të merrte bashkinë e Himarës. Ata çirren me ligësi antishqiptare, kurse shqiptarët qeshin me naivitetin e tyre mesjetar”, shkruan Ngjela.
REAGIMI:
Sot GJykata e Posaçme në Tiranë, e la në burg Fredi Belerin.
Fitore e madhe e drejtësisë kundër anti-shqiptarisë.Por, ky është edhe një sukses i çështjes kombëtare shqiptare, sepse anti-sjqiorarizmi kërkonte që me agjentë të blerë të merrte bashkinë e Himarës.Ata çirren me ligësi antishqiptare, kurse shqiptarët qeshin me naivitetin e tyre mesjetar.Ata kanë 200 vjet që duan ta bëjnë këtë, por tani Shqipëria u tha: rrini në punën tuaj se këtu vendi ka zot. Keni bërë krime kundër shqiptarëve, por tani ka ardhur koha e Shqipërisë.Dje Çamëria festoi në mënyrë madhështore festën e saj.
Optimizëm, pas 78 vjetësh të dëbimit të tyre nga trojet etnike mijëravjeçare.Por, po vjen një kohë tjetër.Çamëria është Shqipëri.Ta dinë mirë ata injorantë mesjetarë në Athinë që qajnë për një injorant, spiun dhe i dënuar për një krim nga Gjykata e Posaçme në Tiranë. Një farë Beleri, Beleri ky që manipuloi votat që Greqia të merrte qëndrën e Labërisë – Himarën.Kurrë nuk do të mund ta marrë.Dhe po bëhen qesharakë me tendencën e tyre të një gënjeshtre historike.Dhe mos harroni që Beleri ishte kandidat i koalicionit Berisha-Meta, për Himarën.
Ja ky është Sali Berisha.Por, SPAK është ndërtuar ndërkombëtarisht për të shpëtuar Shqipërinë nga korrupsioni dhe antishqiptarët që i kanë marrë frymën deri tani.Qëndrimi i sotëm i SPAK dhe klithmat e Saliut kundër tij, treguan se SPAK është mburojë shqiptare kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe ligësisë të fqinjëve tanë që kanë grabitur territoret e Shqipërisë.Na ngrohu të gjithëve SPAK-u sot, por duhet të lëvizë edhe më shpejt.Por tani shqiptarët janë dy shtete në Gadishullin Ilirik, dhe drejt autonomisë të 1.2 milionë shqiptarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut.Asgjë nuk i bëjnë më dot Shqipërisë veglat e Beogeadit dhe Athinës në Shqipëri.Asgjë.Dhe koha ecën edhe drejt fitoreve të reja të Shqipërisë dhe shqiptarizmit.Kjo është e sigurt.
Diskutime rreth kësaj post