Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pranuar ftesën e homologut grek Kyriakos Mitsotakis për të qenë pjesë e takimit informal të liderëve të Ballkanit Perëndimor që zhvillohet sot në mbrëmje në Athinë.
Madje ai të martën do të ketë edhe një takim me homologun e tij grek. Por për drejtuesin e Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike Fatmir Sheholli kjo vizitë nuk do të ketë asnjë sukses.
“Do të ishte shumë e mirë që nëse arrihet njohja nga Greqia çdo gjë do të justifikohej, përndryshe këto vizitat e kohë pas kohshme ose mujore me Greqinë nuk po shoh se po sjellin ndonjë leverdi për kryeministrin Kurti e as për Kosovën, përveç se po duket se po i kalon pushimet verore”.
Sipas tij, Kurti për shkak të sanksioneve të BE-së, nuk i ka mbetur asnjë vend tjetër për të vizituar përveç Greqisë.
“Si duket Kryeministrit tonë nuk i ka mbetur askund tjetër përveç në Athinë dhe në disa qyteza të vogla të rajonit që t’i vizitojë meqë këto sanksione e kanë bërë të vetën”.
Mungesën e Ramës në këtë tryezë e shikon jo pozitive, ndërsa thekson se edhe Kurti duhet të ishte solidarizuar me Shqipërinë.
Përveç liderëve të Ballkanit Perëndimor në këtë darkë do të jenë pjesëmarrës edhe anëtare të BE-së si dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.
Diskutime rreth kësaj post