Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj pritet të thirret sërish në Prokurorinë e Posaçme SPAK lidhur me udhëtimiet që ka zhvilluar me biznesmenin e koncesionit të sterilizimit Ilir Rrapajn dhe Administratorin e “Sani Service” në Itali dhe Vjenë.
Mësohet se në pyetje do merren dhe 4 ish-zyrtarët e Komisionit të Prokurimeve Publike: Gentian Këri, me detyrë ish-kryetar i Komisionit të Prokurimeve Publike; Spiro Kuro, me detyrë zv/kryetar i këtij komisioni; dhe dy anëtarët Leonard Gremshi dhe Hektor Balluku.
Të 4 këta persona, dy ish-ministrat, zyrtarë të tjerë në ministrinë e Shëndetësisë dhe kompaninë konçesionare “Sani Service”, janë duke u hetuar nga SPAK, pas një vendimi detyrues nga gjykata për të thelluar veprimet hetimore.
Diskutime rreth kësaj post