Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Nafpaktias, Greqi, për arsye ende të panjohura, shtëpia ku jetonte një çift i moshuar ka marrë flakët në orët e para të së dielës, shkruajnë mediat greke.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë zjarrfikësja, e cila ka shuar zjarrin.
Mirëpo i afërmi i tyre që banonte në shtëpinë ngjitur, konfirmon se burri 90 vjeç dhe gruaja 94-vjeçe, nuk kanë mundur të dalin dhe janë djegur të gjallë.
Pak më vonë, zjarrfikësit gjetën dy trupat e djegur në rrënoja.
Diskutime rreth kësaj post