Mëngjesin e djeshëm, policia e Kosovës ka kryer disa aksione në Ministrinë e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, duke arrestuar dy zyrtarë të kësaj ministrie dhe një biznesmen.
Por për vajzat shqiptare duket se më shumë vëmendje se vetë aksioni policor, pati një efektiv i policisë së Kosovës.
Vajza dhe gra, pikasën efektivin me një pamje tërheqëse dhe u ndalën për të komentuar në foton e tij gjatë aksionit policor.
Polici shqiptar që tërhoqi aq shumë vëmendje me pamjen e tij quhet Florian Musa, me detyrë në Prishtinë.
Emri i tij tashmë u bë i njohur në rrjetet sociale dhe rezulton të jetë emri më i kërkuar i dy ditëve të fundit në rrjet.
Diskutime rreth kësaj post