Balerini Kledi Kadiu është një prej qindra shqiptarëve të anijes Vlora që iknin nga Shqipëria për një jetë më të mirë në Itali.
“Që Italia dhe Shqipëria, dy vendlindjet e mia, kanë marrëdhënie të mira, vetëm mund të më kënaqë. Në Itali e gjeta shtëpinë time të dytë përmes kërcimit, por kam ende shumë lidhje me Tiranën ku jetojnë prindërit e mi dhe ku shkoj shpesh“, shprehet Kledi Kadiu, balerini dhe koreografi shqiptar, duke komentuar pushimet e shkurtra të kryeministres italian Giorgia Meloni në Vlorë, me ftesë të kryeministrit shqiptar Edi Rama.
I lindur në Tiranë, Kledi gjeti popullaritet në Itali falë programit “Amici di Maria De Filippi.
Në Itali tashmë ka krijuar familjen e tij, ku jeton me bashkëshorten Charlotte Lazzari dhe fëmijët Gabriel dhe Lea.
Këtë verë bregdeti shqiptar, u kthye në destinacion turistik i italianëve në këto ditë pushimesh verore.
Diskutime rreth kësaj post