Këtë të shtunë, kryeministri Edi Rama, ka paralajmëruar një paketë të re ndëshkimesh ligjore, për të gjithë ata persona apo subjekte që hedhin plehra në rrugë.
Ai thotë se nuk mund të tolerohet “sjellja e egër” e një pakice, e cila përmes veprimeve të tilla dëmtojnë imazhin e “Shqipërisë të rilindur nga turizmi”.
Shefi i qeverisë ka qenë një promotor i përditshëm i bukurive tona natyrore, ndërsa nuk ka munguar thirrja e tij për pushuesit që të zgjedhin vendin tonë për të kaluar pushimet verore.
Postimi:
“Rrugët e reja janë për të shkurtuar distancat, jo për t’u kthyer në vendhedhje plehrash. Faleminderit Bashkisë Gjirokastër dhe ARRSH që u angazhuan në pastrimin e aksit Kardhiq-Delvinë që çdo ditë frekuentohet nga mijëra turistë. Dhe në këtë kthesë të madhe historike për turizmin e për ekonominë shqiptare. Ne s’do të lejojmë që sjellja e egër e një pakice individësh të pacipë, të dëmtojë Shqipërinë e rilindur turistike. Një paketë e re ndëshkimesh drastike ligjore për hedhësit e plehrave rrugëve, do të hyjë në fuqi maksimumi fillimvitin e ardhshëm”, shtoi më tej Rama.
Diskutime rreth kësaj post