Aktivisti i njohur Adriatik Lapaj, u është përgjigjur sulmeve në rrjetet sociale dhe në disa media të caktuara, pasi ai njoftoi se hapja e një partie të re kishte marrë rrugë. Lapaj thotë se klasa e vjetër politike është bërë bashkë dhe ka nisur sulmet përmes “lehësve profesionistë”.
“Nëse qenëria bashkohet atëhere dhe populli duhet të bashkohet e t’i dërgojë për skrap. Pse duhet bashkuar? Se ndryshe do vazhdojmë të shtypemi edhe më shumë. Tani mbetet populli ta ndajë, a do manipulohet nga ata a do bashkohet të përballet me ata”, shkruan ai.
Adriatik Lapaj thotë se mund të kishte zgjedhur rehatinë dhe ofiqet e pushtetit, por zgjodhi të reagojë duke kërkuar që populli të bashkohet dhe t’i kërkojë politikës demokratizimin e vendit përmes hapjes së garës, ligjit për referendumet, votës së emigrantëve dhe depolitizimit të administratës zgjedhore.
Edhe mbrëmjen e djeshme, Lapaj ka bërë një reagim tjetër ku ka kërkuar nga mbështetësit që të mos shfokusohen pasi rruga që kanë nisur nuk do të jetë e lehtë. Vetë aktivisti dhe avokati i njohur, thotë se është kthyer në target numër një të sulmeve.
“Besoj nuk prisnit që ta shtronin rrugën me tapet të kuq e të hidhnin lule. Parimet e mija dhe ato që i flas popullit u cënojnë status quo-n ndaj jam targeti numër 1 i sulmit të tyre. Është ende fillimi. Lufta do bëhet më e egër prej tyre. Mos u shfokusoni. Atyre u ka ardhur fundi”, shkruan Adriatik Lapaj.
Diskutime rreth kësaj post