Deputetja e PD, Oriola Pampuri, në një postim në “Facebook”, u shpreh dje se Partia Demokratike ka denoncuar që para 3 vitesh koncesionin e sterilizimit. Pampuri gjithashtu thotë se sa here që PD denonconte mungesën e medikamenteve, tenderëve fiktiv, apo koncensioneve korruptive, dilte partia ne pushtet dhe i hidhte poshtë, duke i thënë bashkëpunëtoreve ne korrupsion; vazhdoni ju se ju mbrojmë ne.
“Denoncimet e Partisë Demokratike, për koncensionin e sterilizimit, tre vite me pare. Sa here denonconim mungese medikamentesh, tenderë fiktive, apo koncensione korruptive, dilte partia ne pushtet dhe i hidhte poshtë, duke i thënë bashkëpunëtoreve ne korrupsion; vazhdoni ju se ju mbrojmë ne. Mesa duket këtij pakti po i vjen fundi. Koncensionit te sterilizimit i doli boja. Vijojmë me koncensionin e radhës te denoncuar nga Partia Demokratike, njëkohësisht me inceneratoret, kullat dhe fondet qe jane shpërndarë ne mënyrë abuzive. SPAK te vijoje punën”, shkroi Pampuri.
Diskutime rreth kësaj post