Juristi kreshnik Spahiu ishte i ftuar për një intervistë televizive ku ndër të tjerat foli edhe për vizitën e kryeministres italiane Georgia Meloni në Shqipëri. Ai tha se vizita e saj e cila ishte planifikuar për të qenë disa orëshe dhe u kthye në vizitë disa ditore, është një nga vizitat më gjeostrategjike që Meloni ka bërë.
““Vizita e kryeministres italiane Meloni është nga vizitat më të rëndësishme që kanë ndodhur nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Sipas burimeve zyrtare italiane dhe mediatike, vizita ishte planifikuar për disa orë. Ishte një surprizë që një vizitë disa orëshe u transformua në një vizitë disa ditore e alternuar mes pushimeve por edhe mes bisedave të rëndësishme zyrtare. Kjo është konsideruar nga vizitat më gjeostrategjike të kryeministres italiane në Shqipëri”, -tha Kreshnik Spahiu.
Diskutime rreth kësaj post