Ndonëse këto ditë është trumbetuar për fluksin e turistëve të huaj në vendin tonë, përfshirë edhe italianët, një tjetër panoramë na është shfaqur orët e fundit.
Disa turistë italianë të cilët kanë shkuar në një restorant në Berat, pasi kanë konsumuar darkën janë larguar pa paguar faturën.
Restoranti ka publikuar në faqen e tij në Facebook videon ku shihet edhe momenti kur largohen.
Gjithashtu bashkangjitur videos shkruhet: ““Stafi ynë i uron këtyre “zotërinjve” italianë pushime të mbara dhe me lekët e PAPAGUARA në restorantin tonë bëjnë diçka të mirë!!!” shkruhet në faqen e restorantit në rrjetet sociale. Duhet thënë se të rinjtë kanë qenë me fat që nuk janë ndjekur nga të zotët e punës, që nuk e kanë pritur këtë lojë të hidhur për shërbimin e tyre”- shkruan aty.
Diskutime rreth kësaj post