Nëse deri më tani kemi parë media prestigjoze evropiane dhe botërore të cilat shkruajnë për bukuritë natyrore të Shqipërisë dhe e kanë rekomanduar vendin tonë si nja nga vendet me atraktive për t’u vizituar, tanimë jemi në një fazë tjetër.
Mediat italiane kanë nisur të bëjnë reportazhe për bumin turistik në vendin e tonë.
“Aeroporti i Tiranës flet italisht”, kështu e nis kronikën televizionin Canale 5, duke e vënë theksin të çmimet e ulëta krahasuar me vendin fqinj.
Gazetari thotë se çmimet kanë një diferencë të madhe me Italinë, ndërsa ushqimet e restoranteve e prodhimet e detit joshin turistët por pa ju boshatisur portofolin
“Asnjëherë më parë nuk kanë qenë kaq të shumtë turistët që mbërrijnë nga Italia për të kaluar pushimet duke u larguar nga çmimet e shtrenjta të shtëpisë sonë” thotë gazetari i Canale 5, i cili më pas siguron disa intervista me bashkëkombasit e tij që kanë zgjedhur të pushojnë në Durrës dhe Kavajë.
“Avioni, shtëpia dhe makina vetëm 150 euro. Bregdeti i Durrësit ka një linjë të gjatë plazhi ku një çadër jepet me një çmim të leverdisshëm” shprehet një prej pushuesve italianë.
“5 euro një çadër dhe 2 shezlonge”, tha një pushues duke lënë të habitur gazetarin.
“Fillova të sjellë edhe familjen dhe miqtë e mi, tani ata po vijnë vetë edhe pa mua”, tha një tjetër.
“E vlerësoj shumë vendin këtu. Me shumë mundësi do të kthehem edhe vitin tjetër,” tha një pushuese italiane që ka zgjedhur të pushojë në bregdetin e Kavajës.
Diskutime rreth kësaj post