Gazetarja e njohur e kronikës Klodiana Kala, denoncon ato që i quan emërime nepotike në Portin e Durrësit. Ajo thotë se kreu i këtij institucioni, Pirro Vengu ka emëruar në postin e Drejtorit Operacional kushëririn e tij të parë, djalin e tezes.
Lala nuk jep emra, por shkruan se Prokuroria duhet të nisë hetimet pasi porti po shkon drejt falimentimit.
“Se pari: Ne lidhje me Portin e Durresit me erdhi nje denoncim qe flet per lidhje nepotike dhe abuzim dhe zhvatje, cka sipas denoncuesit po con drejt falimentit. Emra dhe pozicione ne dispozicion. Saktesine e informacionit e konfirmon prokuroria.
Se dyti: Ne denoncim flitet per nje skeme kriminale. Jam duke e ndjekur kete ceshtje. Kushdo ka te dhena eshte i lutur te me shkruaje. Ps.emrat e te denoncuarve si ndava me publikun per te mos demtuar hetimin nese do kete nje te tille“, vijon më tej gazetarja.
Diskutime rreth kësaj post