Aktori Darren Kent, i njohur nga “Game of Thrones”, ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare.
Aktori u bë i njohur ndërkombëtarisht për portretizimin e rolit të Goatherd në serialin hit dhe më 15 gusht u njoftua për vdekjen e tij nga agjencia e talenteve Carey Dodd Associates.
Darren Kent luajti rolin e tij të parë në filmin Mirrors të vitit 2008 dhe më vonë fitoi aktorin më të mirë në çmimet Van D’or 2012 për portretizimin e tij të Danny në filmin Sunnyboy.
Darren Kent ishte diagnostikuar me osteoporozë, artrit dhe një çrregullim të rrallë të lëkurës, por shkaku i vdekjes së tij nuk është konfirmuar për momentin.
“Me pikëllim të thellë ju informojmë se miku dhe klienti ynë i dashur Darren Kent ndërroi jetë paqësisht të premten. Prindërit dhe shoku i tij më i mirë ishin pranë tij.
Mendimet dhe dashuria jonë janë me familjen e tij në këtë kohë të vështirë. Darren nuk ishte vetëm një aktor, regjisor dhe shkrimtar i talentuar, ai ishte me të vërtetë një nga njerëzit më të sjellshëm që kam pasur ndonjëherë kënaqësinë të takohem. Ishte një privilegj dhe një gëzim për të qenë pjesë e rrugëtimit të tij”, theksohet në njoftimin përkatës të agjencisë së talenteve Carey Dodd Associates.
Diskutime rreth kësaj post