Këngëtarja Ronela Hajati ka premtuar se deri në fund të vitit do të publikojë edhe 8 këngë të tjera. Ajo këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Instagram.
“Deri në fund të vitit do publikoj edhe 8 këngë të reja. Mendoj se janë mjaftueshëm për vitin 2023,” shkroi tutje ajo.
Mirëpo, artistja nuk ka treguar se nëse projektet e reja do jenë bashkëpunime me këngëtarë të njohur, apo projekte solo.
Ronela do publikojë së shpejti edhe duetin me Skerdin dhe Emra Brah. Spoti është përfunduar dhe pritet të dalë këto ditë. Kujtojmë se ajo ka publikuar edhe këngën me Fifin, e cila është pëlqyer menjëherë nga publiku.
Diskutime rreth kësaj post