Avokati Ylli Manjani ishte dje i pranishëm në protestën e mbajtur për mbajtjen në burg të kryebashkiakut të Fredi Belerit. Ai tha se nuk mund të vihet në diskutim vullneti i popullit në vitin 2023 dhe këtë gjë e ka cilësuar si “lojë me nervin e himarjotit”.
“Nuk bëhet shaka me nervin e Himarjotit. E ka gabim ai që luan me nervin e Himarjotit, do ta ketë shumë më keq”, deklaroi ai. Më tej ai theksoi se nuk mund të ndalohet kryebashkiaku kur atë e ka zgjedhur dhe e ka vendosur populli me votë. “Nuk i pëlqen?! po mirë as mua nuk më pëlqen Edi Rama , por është kryeministër. S’më pëlqen, por me të pëlqyer është kjo punë?”, tha ai.
Po ashtu, ai shtoi më tej se çështja Beleri është një shkelje e rëndë juridike në shtetin shqiptar.
“Në fund të ditës unë jam avokat dhe më duhet t’ju siguroj ju të gjithëve pa përjashtime ndalimi pastajmë vonë arrestimi dhe mbajtja në paraburgim e kryetarit të bashkisë së Himarës është një ngjarje e rëndë juridike për shtetin e së drejtës në Shqipëri. Shumë e rëndë! E arrestuan me pretendimin se është kapur në flagrancë, e vetmja që është kapur në flagrancë është policia e shtetit”, nënvizoi Manjani.
Diskutime rreth kësaj post