Dje pasdite, qytetarët e Himarës janë të thirrur për të dalë në protestë, për kryebashkiakun e zgjedhur, Fredi Beleri, që prej muajsh është në qeli, për dyshime për shit-blerje votash. Protesta do të mbahet jashtë zyrave të OMONIA-s në Himarë. Analisti Frrok Çupi e ka komentuar këtë çështje në një media, duke u shprehur se Greqia po tenton të ketë rol në rajon dhe Beleri po e përdor si një vegël për të krijuar konflikt me Shqipërisë. Madje ai dje ka treguar edhe dy arsyet, të cilat e kanë çuar Greqinë në këtë vendim.
“Mund të thuash që Greqisë nuk i ka hije, është një vend anëtar i BE, është anëtar i NATO-së, është vend ku ka lindur fjala ‘demokraci’ dhe është një vend që është përkëdhelur nga Perëndimi në mënyrë më spektakolare, është veçuar nga të gjitha vendet e Ballkanit, të cilat janë lënë të shkojnë në ferr në fund të Luftës së Dytë Botërore. Greqia është përkëdhelur dhe ky Beleri përdoret si një instrument, si një vegël për të krijuar probleme. Qëllimi duket fare qartë, është për të krijuar një konflikt dhe Greqia ka vendosur që kësaj radhe ta ketë me Shqipërinë. Çfarë ndodh brenda asaj formaturës së diplomacisë së Greqisë? Shikojmë që Greqia e ka humbur primatin në rajon, ka më shumë se 20 vjet që e ka humbur. Ka dy arsye, e para e kërkon konfliktin me Shqipërinë sepse historikisht diplomacia greke ka mbijetuar me konfliktin me Shqipërinë. Realisht Greqia u pushtua nga Italia Fashiste, por fajin ia la Shqipërisë. Sot e kësaj dite ke në Greqi një ligj lufte që zë fill nga aty. Por pse Beleri? Ai ka një vlerë se është një njeri që lidhet me organizatat ekstremiste të Greqisë dhe përdoret”, deklaroi Çupi.
Diskutime rreth kësaj post