Pasi kallëzimit për projektin ‘Mali i Tiranës’, që pritet të ndërtohet pas Teatrit të Oparas dhe Baletit, Partia Demokratike i bën thirrje SPAK që të nisë me hetimet për të nxjerrë të vërtetën se kush qëndron pas këtij investimi gjigand, por edhe për kullat e tjera në Tiranë.
Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD, Mirela Karabina tha se nuk është rastësi që kompania ‘Nova Construction’ që po ndërton kullën ‘Mali i Tiranës, ka marrë edhe disa projekte të tjera të rëndësishme në kryeqytet.
“Partia Demokratike ka dorëzuar javën e kaluar në SPAK një kërkesë për të hetuar lidhur me financimet e kullës pas Teatrit të Operas dhe Baletit (TOB). Të gjithë raportet ndërkombëtare vitet e fundit e përshkruajnë sektorin e ndërtimeve në Tiranë si lavatriçen e madhe të parave të krimit të organizuar.
Nuk është e rastësishme që një kompani në dukje modeste ka marrë pjesën e luanit në ndërtimet që janë bërë pjesë dhe po zhvillohen në kryeqytet. Partia Demokratike i kërkon dhe njëherë SPAK që të nisë hetimet për të nxjerrë të vërtetën mbi këtë investim gjigand, por dhe për të tjera anekënd kryeqytetit”, tha Karabina.
Krabaina thotë se PD mbështet lutën kundër korrupsionit dhe u ndal edhe në propozimet e Bashës, për vetting në politikë. Zëdhënësja e PD thotë se duhet dënim për ata politikanë të korruptuar dhe sekuestrim i pasurive.
“Dhe në këtë betejë kundër korrupsionit, Partia Demokratike mbështet pa asnjë rezervë hetimin nga SPAK të ndërtimeve me paratë e pista të krimit dhe korrupsionit në hallkat kryesore të qeverisjes. “Ndiq paranë” është skema më e mirë për të demontuar paratë e pista me të cilat financohen ndërtimet, politika, blerja e votës e shumë shërbime të tjera që tashmë janë në dispozicion të Qeverisë Rama.
Ndaj, Vetting në politikë dhe miratimi i një pakete agresive kundër krimit dhe korrupsionit të politikanëve të lartë, dënimi i tyre për korrupsion dhe sekuestrimi i pasurive është domosdoshmëri jetike për fatet e zhvillimit të vendit. Zbardhja dhe çuarja para përgjegjësisë e ideatorëve dhe zbatuesve të skemave të pastrimit të parave është një shërbimi i madh që i bëhet qytetarëve shqiptare”, tha Karabina.
Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë Partia Demokratike depozitoi në SPAK dosjen për kullën me 65 kate “Mali i Tiranës”. Projekti do të ndërtohet nga “Nova Construction 2012” e cila rezulton me pronar 91% të aksioneve Ilir Shtufin dhe 9 % Kujtim Shtufin, ndërsa do të zbatohet nga studio daneze e arkitekturës “Cebra”, që u shpall fituese mes 5 kompanish në garë më 1 tetor 2022.
Diskutime rreth kësaj post