Këtë të hënën provimi i informatizuar për të gjithë maturantët që kanë aplikuar për t’u pranuar në degën e Mjekësisë së Përgjithshme. Testimi do të zhvillohet pranë mjediseve të Qendrës së Shërbimeve Arsimore për 1813 maturantët që kanë aplikuar, ku do zgjidhen vetëm 400 fitues.
Burime bëjnë me dije se provimi do të zgjasë nga e hëna deri më datën 23 Gusht. Pikët që kanë grumbulluar nxënësit nga mesatarja e maturës, të cilën Fakulteti i Mjekësisë e kërkon mbi 8.5 përbëjnë 70% të vlerësimit dhe pikët që do të marrin në testimin e sotëm përbëjnë 30 % të vlerësimit.
Maturantët janë ndarë në grupe dhe janë përcaktuar oraret e testimit brenda ditës. Testimi do të zhvillohet online dhe maturantët do t’i marrin përgjigjet brenda ditës. Fituesit, për të ndjekur studimet në mjekësi, do të lidhin kontratë që të ofrojnë shërbim për 5 vite në vend.
Ligji u miratua disa javë më parë në Parlament por ende nuk është dekretuar nga presidenti Bajram Begaj.
Diskutime rreth kësaj post