Pushimet në Shqipëri nuk po tërheqin vetëm qytetarët italianë, por edhe blogerët e turizmit të cilët po promovojnë Shqipërinë turistike.
Vetëm në më pak se një minutë, dy aventurierët nga Italia, zbulojnë perlat natyrore të Shqipërisë. Kaq mjafton për t’u parë nga mijëra ndjekës të tyre në Instagram dhe për të marrë një ngacmim që të vijnë për t’i prekur vetë nga afër këto bukuri.
“Due Zaini in Viaggio” më këtë emër në Instagram, dy blogerët Noemi Santuçi dhe Lorenzo Çenaki, zbulojnë dhe sugjerojnë për të vizituar me patjetër 8 destinacione në Shqipëri.
Ata sugjerojnë fillimisht Thethin, me Alpet e bukura dhe ujëvarën e njohur. Për të kaluar jo shumë larg, por në Shkodër, në syrin e Sheganit. Një mrekulli natyrore, siç thonë.
Destinacioni i tretë është Tirana, me bunkerët që rrëfejnë historinë e diktaturës. Pas Tiranës, radhën e ka Riviera e Jugut, konkretisht plazhi i Porto Palermos, me ujërat e kristaltë dhe me kalanë e bukur të Porto Palermos.
Dy blogerët kanë vizituar më tej Sarandën aty ku sugjerojnë ‘Syrin e Kaltër’, një monument të natyrës. Por nuk mund të largohesh dot nga Shqipëria pa parë qytetin muze të Unesco-s, Gjirokastrën, me shtëpitë karakteristike unikale, thonë ata.
Radhën e ka Përmeti, me banjat termale, dhe në fund sugjerimi mbyllet me Ksamilin që është konsideruar si një “Maldive e Europës”.
E në fund, kjo video e shkurtër, por që përmbledh destinacionet kryesore të Shqipërisë, mbyllet me një pyetje ndaj 72 mijë ndjekësve: Ju kë do të vizitoni?
Diskutime rreth kësaj post