Shqipëria Italia e re, por vetëm për pushime”, me këtë titull media italiane “Corriere del Ticino” nis artikullin e saj dedikuar vendit tonë. ‘Corriere del Ticino’ ka shkruar një artikull nisur nga postimi i një fotoje në rrjete sociale nga kryeministri Edi Rama. Sipas tyre, kjo foto ka ngritur polemika në Itali, por gjithashtu gazeta ngren pyetjen se a po krahasohen turistët italianë me emigrantët shqiptarë të vitit 1991.
“Turistët italianë në Shqipërinë e 2023 si emigrantët shqiptarë në Italinë e 1991?
Krahasimi i pamatur i kryeministrit shqiptar Edi Rama ka ndezur mijëra polemika, pasi në kolazhin e postuar në Instagram kishte ironi, por edhe diçka tjetër.
Një mesazh i llojit “Nuk largohet nga Shqipëria, siç ndodhi në vitet nëntëdhjetë, por vijnë njerëz edhe nga ajo Itali që dikur përfaqësonte një ëndërr për shqiptarët”.
Nuk është rastësi që Rama postoi foton e anijes tregtare më 8 gusht, sepse 8 gushti 1991 është një datë e paharrueshme në mënyrën e vet. Atë ditë, 20,000 shqiptarë që ikën nga atdheu i tyre pikërisht nga Vlora dhe zbarkuan në Bari. Por kjo histori hodhi themelet për emigracionin e rregullt të shqiptarëve në Itali dhe në pjesën tjetër të Evropës, me Zvicrën në radhë të parë.
Sigurisht që ato imazhe nga Stadio della Vittoria janë paksa një lidhje midis botës së vjetër me të sotmen”, shkruan ‘Corriere del Ticino’.
Ndër të tjera, media italiane ka theksuar se turizmi në Shqipëri ka pësuar një rritje me 33% nisur nga viti i kaluar dhe ku shumica prej vizitorëve janë italianë.
“Duke qenë se në vitin 2022 në plazhet shqiptare kanë kaluar rreth 610 mijë turistë italianë ka pësuar një rritje prej 72% krahasuar me vitin 2021. Dhe në vitin 2023 bumi vazhdoi: ndërkohë që po shkruajmë këto rreshta, Shqipëria u vizitua nga 3 4. milionë të huaj (310,000 italianë), me rritje 33% krahasuar me vititn e kaluar dhe 57% e vizituar vetëm nga italianët.
Një vend që ka më shumë turistë se banorë… Shqipëria e Jugut ka sukses të madh dhe nuk duhet të gabojmë të flasim vetëm për kosto të ulët, edhe nëse masa e italianëve që emigruan për pushime vlerësojnë se një ditë mesatare në plazh kushton 15 euro në vend të 50.
Vendndodhjet në zhvillim janë Ksamili, pikërisht përballë ishullit të Korfuzit, Sarandës dhe Lukovës, praktikisht në Greqi, dhe padyshim Orikum në veri, në gjirin e Vlorës.
Kepi i Rodonit vlerësohet shumë për ata që duan një natyrë paksa të egër dhe Durrësi për ata që nuk bëjnë dot pa qytetin, ndonëse me plot plazhe të bukura”, shkruan media italiane.
Diskutime rreth kësaj post