Kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, ka lëshuar një deklaratë për shtyp ku shprehet se një protestë e lajmëruar nesër në Himarë, është një ndërhyrje nga shteti grek.
Ai e cilësoi këtë veprim si një presion mbi drejtësinë shqiptare dhe cënim mbi shtetin ligjor, ndërsa u shpreh se kjo protestë cënon marrëdhëniet mes dy vendeve.
Sipas tij, prej kohësh Greqia po kërcënon Shqipërinë me bllokimin e integrimit në BE përmes funksionarëve të saj në lidhje me rastin e Fredi Belerit, i cili mbahet në qeli prej muajsh pasi akuzohet për shit-blerje votash në zgjedhjet e 14 majit.
Deklarata e plotë:
“Protesta e lajmëruar nesër në Himarë është ndërhyrje në punët e brendëshme të një vendi sovran, anëtar i NATOS dhe me statusin Kandiat i BE-së .
Protesta e nesërme në Himarë është presion mbi drejtësinë shqiptare, cënon shtetin ligjor.
Si e tillë ajo është e papranueshme, cënon marëdhëniet midis dy vendeve.
U bë kohë që Greqia me aradhën pa fund të funksionarëve të saj, me dërgatat e zv/ministrave, deputeteve, etj, kërcënon Shqipërinë me bllokimin e integrimit neë BE, madje ministri i jashtëm grek arriti deri aty sa me një gjuhë aspak europiane e aq më pak diplomatike, perdori gjuhën e andartëve grekë kur u shpreh që:
Shqipëria po qëllon këmbën e vet me rastin Bejleri …?!
Ata kërkojnë betimin dhe marrjen e detyrës nga Bejleri, i lënë me arrest në burg nga të gjitha shkallët e gjyqësorit.
Fredi Bejleri që “fitoi”me një grusht votash dhe me shumë autobuza nga Greqia, Bashkinë e Himarës, është i akuzuar nga SPAK për krime zgjedhore, për blerjen e pikërisht të atij grushti votash që e shpalli fitues.
Nesër taborrit të deklaratave që nga Kryeministri, Ministri i Jashtëm, deputetëve, vizitave speciale në burg të Bejlerit është lajmëruar se do jetë në proteste edhe Kryetari i Bashkisë së Athinës Bakojanis.
Greqia po përdor duart e forta dhe arrogancën me Shqipërinë m.gj.th. se ata e dinë që rasti Bejleri është çështje e drejtësisë.
Por qëllimi ështe rikthimi i tensioneve etnike në Himarë të harruara prej 10 vjetësh.
Himara nuk është zonë minoritare si Finiqi e Dropulli dhe 36 fshatrat që Shqipëria i ka njohur që në kohën e mbretit Zog, kur u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve. Himara s’ka asnjë kontinuitet tokësor me Greqinë siç ka p.sh krahina e Çamerisë me Shqipërinë.
Kjo është arsyeja pse u kandidua dhe një personazh butaforik si Bejleri, me edukimin më të lartë si hidraulik në Kretë dhe jo ndonjë intelektual që minoritetit grek nuk i mungojnë.
Apo si personazh me ngarkesa të larta penale, si i akuzuar për masakrën e Peshkëpisë, ku u vranë dy ushtarë, dëshmorë të atdheut dhe i dënuar nga Gjykata e Vlorës për dhunim të simboleve Kombëtare (djegien e flamurit shqiptar).
Prandaj Fredi Bejleri del pa teklif me flamurin e Republikës së Vorio – Epirit te vitit 1914, që përfshinte dhe Gjirokastrën, Korçën dhe një pjesë të Jugut, apo këput broçkulla si shqiptarët e kanë prejardhjen nga Kaukazi apo që do punojë për helenizmën në Himare, apo si deklarata e fundit që do mbrojë tokat “greke” në Himarë.
Fatkeqesisht ketë skenar e mundësoi dhe kandidimi i Bejlerit nga forca politike shqiptare, por sot e në vazhdim po ja shohim e do t’ia shohim sherrin.
PDIU i kërkon Ministrisë së Jashtme të kërkojë shpjegime dhe të ndalojë në rrugë diplomatike ardhjen e Kryetarit të Bashkisë së Athinës, Bakojanis, deputeteve apo funksionarëve grekë mosndërhyrjen në një problem që ka të bëjë me zgjedhjet në Shqipëri.
PDIU i kërkon Ministrisë së Jashtme të reagojë për presionet dhe ndërhyrjen mbi sistemin e drejtësisë Shqiptare.
PDIU i kujton Presidentit të Republikës, Kryeministrit, Ministrit të Jashtëm, Parlamentit dhe forcave politike shqiptare që mardheniet e mira me Greqinë duhet të bazohen mbi parimin e reciprocitetit, dialogut dhe dinjitetit dhe çështje të tilla si:
Abrogimi i Ligjit të Luftës nga Greqia;
Zgjidhja e drejtë e çështjes së shqiptarëve të Çamërisë;
Zgjidhja e problemit të pensioneve të emigrantëve shqiptarë në Greqi, që kanë 30 vjet që kontribojnë në sistemin e pensioneve në Greqi dhe që rezikojnë të mbeten pa pensione;
Marrëveshja për regjimin e kufijve tokësor dhe piramidave;
Çështja e Zonave Eskluzive Ekonomike dhe Shelfit Kontinental;
Të mos shtyhen në kalendat greke por të trajtohen me përparësi e dialog me parimin e reciprocitetit dhe dinjitetit kombëtar“, shprehet Idrizi.
Diskutime rreth kësaj post