Vajza e gazetarit të njohur sportiv, Defrim Methasani, vuan nga një sëmundje dhe në këto momente të vështira të shumtë kanë qenë miqtë e gazetarit që e kanë mbështetur.
Mes shumë reagimesh është dhe një mesazh nga aktorja Suela Konjari, e cila i bën thirrje ministres së Shëndetësisë që të reagojë për rastin.
Postimi:
“Miq te dashur, kjo është Luna , e bukura plot miresi , vajza e mikut tim, Defrim Methasani , që po përballet me një sfidë në jetë! Luna zemër ,ti ke emrin e Henës që unë personalisht e dua, i besoj e flas me të. Nga kjo natë unë do t’i lutem hënës për shëndetin tënd.Forca Luna! Shpresoj që të vihet në levizje znj Ministre e Shëndetësise për Lunen, bijen e një prej gazetarëve model. Ndihmën e shtetit e meriton Luna e Defrimi ! Leviz zonja Manastirliu, sot ka nevojë Defrimi. Miq të bëhemi bashkë për Lunën”, shkruan aktorja Suela Konjari.
Sakaq, vetë gazetari ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale , ku bën thirrje që gjendja shëndetësore e vajzës së tij të mos spekulohet në media apo të bëhet objekt diskutimi, qoftë edhe për qëllimin emirë për të ndihmuar.
“Sot portalet dhe shumë miq në fb kanë postuar statuse dhe lajme të situatës shëndetësore të vajzës sime Luna, natyrisht me dëshirën e mirë duke bërë lutje dhe ndihmë për shërimin e saj. Ka 5 muaj në fakt që vajza ka probleme shëndetësore dhe ndodhet për kurim në Berlin në Gjermani. Porosia e vajzës që kur ndodhi kjo situatë e papritur ishte që unë të mos postoja asgjë, sepse nuk duam që vështirësia dhe halli ynë, të bëhet objekt diskutimi edhe për ndonjë spekullum të pamerituar që na lëndon qoftë edhe padashje më shumë se edhe sëmundja e saj“, shkruan gazetari.
Tutje, Methasani sqaron se ndonëse miqt e tij kanë bërë thirrje më herët për ndihmë, ai thotë se e vetmja gjë për të cilën kanë nevojë është qetësia e vajzës dhe lutjet për shërimin e saj.
“Unë vërtet kam patur nevojë për financa, sepse dihen çmimet atje, por falë miqve që kam ia kam dalë dhe ju jam shumë mirënjohës nga zemra. Unë e kuptoj dëshirën tuaj, por ju lutem nuk dua postime dhe lajme, sepse qetësia e vajzës më duhet më shumë se asgjë tjetër në këto momente. Në dyert e shtetit realisht nuk kam trokitur, madje një telefonatë e ministres Ogerta Manasterliu sot, më kërkoi ta takoja për të qënë pranë meje. Unë i shpreha mirënjohjen, madje e falenderoj për interesimin atë, ashtu si edhe drejtorin e përgjithshëm të RTSH zotin Alfred Peza që më është gjendur pranë në këto momente të vështira. Ndaj ju lutem rrjeteve sociale, miqve në fb apo kolegëve të televizioneve, të më mirkuptojnë. Mjaft me postime dhe thirrje për kontribute!
Luna ka nevojë vetëm për lutjet tuaja! Ju faleminderit dhe miliona herë mirënjohje!”, ka shkruar gazetari.
Diskutime rreth kësaj post