Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar sërish lidhur me ndërtimin e godinës 65 katëshe pas Teatrit të Operas dhe Baletit e quajtur “Mali i Tiranës”.
Në ‘Facebook’, Basha shkruan se Rama dhe Veliaj nuk e fshehin dot bashkëpunimin me Sali Berishën, as pas hartimeve gjasme të inatosura që i postojnë njëri-tjetrit në FB.
“Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk e fshehin dot bashkëpunimin e dukshëm dhe të padukshëm me Sali Berishën. Kullat dhe përfitimet nga qeveria nuk mund të fshihen as pas betonierave anonime dhe as pas hartimeve gjasme të inatosura që i postojnë njëri-tjetrit në FB.
Shqiptarët e kanë të qartë se pas fasadës së “betejës” sa për sy e faqe të qeverisë me nongratat, qëndrojnë interesa multi-milonëshe që kanë joshur dhe ushqyer llumin e hedhur gjithë këto kohë ndaj Partisë Demokratike. Ne jemi po ashtu të qartë e të vendosur në qëndresën tonë të pakompromistë ndaj tentakulave të krimit në qeverisje dhe korrupsionit e arrogancës në kurriz të qytetarëve.
Për inceneratorët e qeveritarëve dhe kullat e bashkëpunimit me nongratat si dhe për çdo akt tjetër korruptiv, ne inkurajojmë SPAK të hetojë dhe të nxjerrë përpara drejtësisë çdokënd që ka përgjegjësi për zhvatjen që po i bëhet shqiptarëve”, shkruan Basha.
Projekti “Mount of Tirana” do të ndërtohet nga “Nova Construction 2012” e cila rezulton me pronar 91% të aksioneve Ilir Shtufin dhe 9 % Kujtim Shtufin, ndërsa do të zbatohet nga studio daneze e arkitekturës “Cebra”, që u shpall fituese mes 5 kompanish në garë më 1 tetor 2022.
Vetë Berisha dje bëri një deklaratë të ngjashme me atë të Shkëlqim Berishës dhe deklaroi se PD-së nuk i dikton dot kush agjendën asaj, sikundër nuk kërkon t’u diktojë të tjerëve.
“Mali i Tiranës ka ndarë në tre qëndrimet. Një palë që ishte pro ndërtimit që në momentin që qeveria e miratoi projektin. Një palë që është përfshirë në debat e thotë se pas projektit ka lidhje të fshehta të njerëzve të foltores që sipas tyre janë blerë nga qeveria dhe prandaj po heshtin. Ndërsa në grupimin e tretë janë ata që supozohet se janë blerë e deri më tani nuk kanë bërë asnjë hap serioz distancimin e tyre dhe miratojnë në heshtje kullën“, shprehet Basha.
Diskutime rreth kësaj post