Ministri i Brendshëm Taulant Balla, u shpreh se është prioritet siguria e pushuesve në plazhe, ndërsa bëri thirrje për rritje të sigurisë.
Balla shtoi se Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare, janë në krye të detyrës për të monitoruar të gjithë plazhet, ku numri i turistëve vendas e të huaj është rritur ndjeshëm këtë vit në krahasim me vitet e tjera.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri Balla, u bën thirrje përdoruesve të mjeteve lundruese, që të respektojnë me rigorozitet perimetrat e sigurisë ujore për plazhistët, të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete.
Diskutime rreth kësaj post