Ka 30 minuta që ka nisur ndeshja Partizani-Roma në stadiumin ‘Air Albania’. Përpara se të fillonte sfida miqësore mes dy ekipeve, këndoi reperi shumë i njohur, Noizy. Ai performoi përballë tifozëve.
Pas këtij momenti, kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook një foto me reperin, ku shfaqen të dy të ulur, teksa kanë bërë shqiponjën me duar.
”Zhurm🥁zhurm🥁shum🥁shum🥁zhurm🥁😍🥁😅🥁🤷🏻♂️🥁❤️🥁”, ka shkruar Rama krahas fotos me Noizyn.
Kujtojmë që Roma rikthehet për herë të dytë në kryeqytetin e Shqipërisë, pasi fitoi Conference League përballë hollandezëve të Feyenoord.
Diskutime rreth kësaj post