Kulla Eifel në Paris, ndër vendet turistike më të vizituara në botë, u mbyll për vizitorët të shtunën pasi u evakuua si masë paraprake pas një kërcënimi me bombë, njofton agjencia e lajmeve Reuters.
SETE, organi që drejton vendin, tha se ekspertët e asgjësimit të bombave si dhe policia po evakuon zonën, duke përfshirë një restorant të vendosur në një nga katet.
“Është një procedurë e zakonshme në këtë lloj situate e cila megjithatë është e rrallë“, tha një zëdhënëse.
Vizitorët u evakuuan nga tre katet dhe sheshi nën monument pak pas orës 13:30.
Puna e ndërtimit të kullës filloi në janar 1887 dhe përfundoi më 31 mars 1889.
Ajo priti dy milionë vizitorë gjatë Panairit Botëror të 1889.
Diskutime rreth kësaj post