Policia e Korçës dhe forcat RENEA, kanë rrethuar banesën e një 62-vjeçari në fshatin Qesarakë të Maliqit, i cili nuk pranon të dorëzohet por qëllon me armë drejt policisë mëngjesin e sotëm (12 gusht 2023)
Policia ishte njoftuar se Ramiz Muçollari, kishte dëmtuar me mjet presë në këmbë bashkëshorten e tij, Pëllumbesha Muçollari 58-vjeçe dhe me mjet të fortë në kokë djalin e tij, Kamber Muçollari, 27-vjeç.
Njoftimi:
“Pas marrjes së këtij njoftimi, menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar drejt adresës së dhënë, ku kanë konstatuar të mbyllur në banesën e tij autorin e dyshuar i cili është i armatosur me armë zjarri. Shërbimet e Policisë kanë mbajtur të rrethuar banesën dhe kanë marrë masa sigurie, pasi 62-vjeçari ka hapur zjarr në drejtim të Policisë lokale”, informoi policia.
Në ndihmë të policisë së Korçës dhe Maliqit, kanë mbërritur dhe forcat Speciale “RENEA të cilat po mbajnë të rrethuar zonën dhe po negociojnë me 62-vjeçarin që ai të dorëzohet, por sipas njoftimit nuk ka pranuar dhe vijon të qëllojë në drejtim të forcave të Policisë
Sipas deklarimeve paraprake të marra familjarëve të tij, dyshohet se Ramiz Muçollari vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Operacioni për kapjen e tij, po vijon.
Mësohet se bashkëshortja, Pëllumbesha Muçollari, 58-vjeçe dhe djali i tij Kamber Muçollari janë në spital jashtë rrezikut për jetën.
Diskutime rreth kësaj post