Mbrëmjen e sotme në “Kanal 10” ishin të ftuar gazetari Blendi Fevziu dhe kryetari i Gjakovës Ardian Gjini, të cilët mbrëmë u ngatërruan nga dy moderatorë.
Këta të fundit iu referuan Ardian Gjinit si Blendi Fevziu.
Gazetari Blendi Fevziu tha që sot e kuptoi atë që kishte ndodhur dje përmes mesazheve të shumta që kishte pranuar nga miqtë e tij nga Kosova.
Fevziu tha se në fillim kishte menduar se kishte ndodhur diçka në Kosovë, por që pas hapjes së mesazheve e kuptoi që bëhet fjalë për një situatë komike dhe tha që u kënaq dhe ai.
“Pjesa më e madhe e ngjajshmërisë mes meje dhe Ardian Gjinit është mungesa e flokëve”, tha Fevziu.
Ardian Gjini tha se atij i ka ndodhur një herë që Shqipëri që ta ngatërrojnë me gazetarin Blendi Fezviu.
Diskutime rreth kësaj post