Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se Bashkimi Evropian duhet të sanksionojë Serbinë ashtu siç bëri me Kosovën.
Sipas Spahiut, Serbia është një shtet që ka kryer gjenocid dhe krime kundër njerëzimit që ka detyrime morale, diplomatike dhe ligjore karshi Kosovës.
“Uroj që BE të mos e ketë thjesht mesazh propagandistik; ashtu siç sanksionoi Kosovën do ishte mirë të sanksiononte edhe Serbinë, që është një vend agresor, që ka masakruar brez pas brezi shqiptarët. Është shteti që ka kryer gjenocid dhe krime kundër njerëzimit. Është qeveri që nuk pranon të deklarojë dhe rikthejë eshtrat e mijëra qytetarëve shqiptarë që janë rrëmbyer dhe vrarë e hedhur në varre masive. Serbia ka detyrime morale, diplomatike, ligjore dhe duhet të dëmshpërblejë Kosovën”, tha Spahiu.
Diskutime rreth kësaj post