Gazetari Mero Baze ka ironizuar postimin e kryeminstrit Edi Rama dhe sqarimin e tij rreth pronësisë reale të Kullës në qendër të Tiranës që ka ndezur zjarr debatin në opinionin publik duke nxjerrë edhe njëherë në pah se të majtë apo të djathtë, grinden, shahen dhe pështyhen vetëm kur nuk merren vesh për ndarjen e “plaçkës”.
Duke e konsideruar statusin e Ramës për kullën si mbrojtje ndaj Shkëlzen Berishës dhe ndërtuesit që sipas Bazës qendrojnë pas tij, gazetari thotë se tani nuk ka më nevojë të dalë Berisha në konferencës shtypi, pasi mbrojtjen e duhur ia bëri kryeministri të birit.
Baze shkruan:
“Berisha të mos dal sot në orën 12 për të mbrojtur Shkëlzenin. Mirë është ta bëjnë me radhë se dhe ditë pushimesh. Sot eshte kry radha.”
Diskutime rreth kësaj post