Gazetari Leonard Quku ka komentuar reagimin e Ramës në lidhje me ndërtimin e kullës në qendër të Tiranës. Quku shprehet se kryeministri ka dashur të mbylli gojën popullit duke thënë se ajo punë i përket vetëm politikanëve.
Postimi:
Katër herë e lexova “çarçafin” e varur të Edi Ramës dhe të katërta herët kuptova vetëm një gjë. Kryeministri ka marrë përsipër të bëjë avokatin dhe rreket të na thotë sipas mënyrës së tij: “Shut the fuck up, it’s our business”!
(Shqip. Mbylleni atë dreq goje, këto janë punët tona).
S’ka faj, fundja ç’i duhet popullit se ça bëjnë liderat, populli nuk kupton nga këto gjëra, populli bukë e djathë ha dhe është ok.
Te kulla e parë u fut në “xhep” opozita. Imagjinoni ça do bëhet te kulla e dytë… Hajt punë të mbarë dhe ju shtofshin kullat paskëtaj!
Diskutime rreth kësaj post